Milani pranë titullit kampion

24/04/2011 11:00

Robinjo ka rezultuar vendimtar në fitoren 0-1 të Milanit përballë Breshias, 3 pikë këto që e afrojnë gjithmonë e më shumë skuadrën e Alegrit drejt objektivit kryesor që është fitimi i titullit kampion.

Goli i brazilianit erdhi në momentin më të vështirë të milanezëve të cilët falë reflekseve mjaft të mira të Abiatit në fund, mundën të triumfonin dhe të jenë sërish 8 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Inter.

Edhe pse me 10 lojtarë për më shumë se 75 minuta, kampionët në fuqi përmbysën rezultatin në San Siro duke fituar 2-1 ndaj Lazios. Dalja në minutën e 24 e Julio Cezar u ndërshkua më të kuq ndërsa Zarate shndërroi në gol 11-metërshin e fituar nga vetë ai.

Përgjumja e miqve pas këtij goli u shfrytëzua mjaft mirë nga Interi, skuadër e cila shënoi me Shneijer në pjeswn e parw dhe Eto’o në të dytën, 2 gola këto që rikthejnë ekipin e Leonardos në vendin e dytë.

Napoli është mundur 2-1 në Palermo, humbje kjo që përveç vendit të dytë i ka hequr dhe shpresat për titullin kampion.

Napolitanët janë tashmë në vendin e 3 me 65 pikë, 9 pikë larg Milanit kryesues.

 

Top Channel