F1, Kubica lë spitalin

24/04/2011 12:10

Robert Kubica, piloti i Lotus-Renault, ka dalë nga spitali 76 ditë pas aksidentit të rëndë që pësoi gjatë një gare Rally në Liguria të Italisë.

Lajmin e bën të ditur një komunikatë e spitalit.

Piloti polak tashmë do të pushojë në Montecarlo dhe më pas do të fillojë procesin e gjatë të rehabilitimit nën kujdesin e mjekëve që e kanë operuar.

 

Top Channel