Wenger: Fabregas është keqkuptuar

22/04/2011 10:00

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i qëndron deklaratës së tij se
fjalët e Cesc Fabregas për një revistë spanjolle janë keqinterpretuar.

Fabregas dukej se “gërmonte” në themelet e Wenger dhe revista thotë se i ka mbetur besnike deklaratave të tij.

Por Wenger është përgjigjur: “Ato që thonë ata nuk na interesojnë, ata nuk respektuan marrëveshjen tonë dhe nuk do të marrin më kurrë një intervistë nga ne”.

Sipas revistës, Fabregas sugjeronte se Wenger duhet të ishte përjashtuar, duke qenë se topcinjtë nuk kanë fituar asnjë trofe që prej FA Cup në vitin 2005.

Top Channel