Real Madrid, Khedira rrezikon sezonin

22/04/2011 19:40

Sami Khedira, mesfushori i Real Madrid, rrezikon të mos luajë më gjatë këtij sezoni.

Sipas rrjetit gjerman ARD, futbollisti është vizituar sot në Mynih nga mjeku i kombëtares gjermane pas një problemi muskular që pati në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës dhe rezultatet nuk janë të mira.

Khedira mund të mungojë në dy ndeshjet ndaj Barcelonës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe në gjashtë ndeshjet e tjera të kampionatit spanjoll.

Nesër pritet që mesfushori i kombëtares gjermane të vizitohet edhe nga mjekët e Real Madrid të cilët duan të konfirmojnë nëse diagnoza e kolegut gjerman është e saktë apo jo.

Top Channel