
Lideri opozitës Edi Rama në vazhdim të fushatës elektorale nga qyteti
Peshkopisë ka prezantuar kandidatin e Alenacës për të Ardhmen, Ilir
Vranici.
Mbështetësve të së majtës nga qendra e Peshkopisë, Rama i ka rikujtuar gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhet qyteti edhe pas 20 vjetësh, duke sulmuar ashpër kryeministrin Berisha, pushteti i te cilit sipas Rames vodhi votën, vrau për vazhduar vjedhjen.
“Mund ta transformojmë rrënjësisht Peshkopinë dhe mund ta kthejme këtë hapësirë në një vend ku ka punë dhe ku të ketë një rrugë drejt së ardhmes për cdo familje te zakonshme. Votoni si një komunitet që ka liri dhe të drejta që nuk mund t’i merren”, u shpreh Rama.
Edi Rama ka komentuar edhe blerjen e votive duke paralajmëruar dibranët se me ato lekë ata mund të shtyjnë një muaj por ata nuk mund të shesin rrugën e re të zhvillimit.
“Degjova miqte e mi në Peshkopi se ju vijnë derë me derë dhe ju kërkojnë votë me lekë. Ky është kapërcimi i cdo kufiri moral njerëzor dhe unë ju ftoj të gjithëve që ta refuzoni këtë kapërcim kufijsh dhe të jeni të vetedijshem dhe ta dini se këto para që ju ofrojnë për të blerë votën janë leket tuaja që mungojnë në ekonominë shqiptare”, u shpreh Rama.
Top Channel