Mourinho: Nuk do të kthehem tek Interi

22/04/2011 20:00

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka përgënjeshtruar zërat për një rikthim të tij tek Interi në sezonin e ardhshëm.

“Unë ndjej që njerëzit më duan dhe kam sigurinë që do të qëndroj tek Real Madrid më shumë se një vit. Nuk është e vërtetë që do të kthehem tek Interi. Punoj i qetë dhe kjo ishte gjëja që doja”, deklaroi Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Valencias.

Tekniku portugez “thumboi” edhe rivalët katalanas duke thënë që Real Madrid nuk prishi asnjë hegjemoni sepse Barcelona nuk ishte ekipi kampion.

“Me fitoren e Kupës së Mbretit nuk prishëm hegjemoninë e Barcelonës sepse kjo gjë nuk ekzistonte. Katalanasit formojnë një ekip fantastik që ka fituar dhe do të fitojë sërish, por nuk ishin kampionët në fuqi të Europës apo të botës. Janë vetëm kampionët në fuqi të Spanjës”, tha Mourinho.

Top Channel