Ganso: Dua të luaj në Itali

22/04/2011 15:05

Paulo Henrique Ganso ka të qartë se dëshiron të luajë në Itali, por nuk ka vendosur ende se për kë ekip milanez.

“Besoj se do të ndihem mirë si tek Milan ashtu edhe tek Inter. Shpresoj që të luaj tek një nga këto ekipe”, u shpreh Ganso për Sky Sport.

Përsa i përket Milanit, talenti brazilian i Santos theksoi: “Flas shpesh me Robinho dhe Thiago Silva të cilët duan që të luaj për Milanin.”

Gjithashtu Ganso është i lidhur edhe me Leonardon, trajnerin e Interit: “Leonardo më vlerëson shumë dhe më vjen mirë për këtë. Po zhvillohet një derbi për mua midis këtyre skuadrave dhe nuk e di si do të përfundojë.”

Top Channel