Angli, Parker votohet si futbollisti i vitit

22/04/2011 12:05

Mesfushori i Uest Hemit, Scott Parker është votuar si futbollisti i vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.

Parker, 30 vjec, mori vlerësimin maksimal nga grupi i gazetarëve, duke lënë pas anësorin e Totenhemit, Gareth Bale, i cili javën e kaluar kishte marrë të njëjtin cmim nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Forma e mirë e Parker në këtë sezon bëri që ai të tërhiqte vëmendjen e të gjithë botës, në vecanti në ndeshjen e kualifikimit për në Euro 2012, kundër Uellsit.

Ish-lojtar i Celsit dhe Njukestëllit, 30-vjecari do ta marrë cmimin në një ceremoni që do të mbahet më 12 maj.

Cmimi i Parker lë mbresa të forta, duke parë pozitën e dobët të Uest Hem në klasifikimin e kampionatit anglez.

Top Channel