Topi dekreton Nishanin ministër të Brendshëm
21/04/2011 14:05
Presidenti Bamir Topi dekretoi propozimin e kryeministrit për emërimin e Bujar Nishanit në postin e ministrit të Brendshëm.
Shefi i qeverisë e bëri propozimin pas vendit vakant të mbetur në ministri, pas largimit të Lulzim Bashës në kuadër të garës për kreun e bashkisë së Tiranës.
Ky emerim eshte i vetmi qe kryeministri ka bere cka do te thote se dy vendet e tjera, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Drejtesise do te mbeten bosh, te pakten deri pas zgjedhjeve.
Top Channel