Robben drejt Milanit

21/04/2011 14:10

Arjen Robben është objektivi i ardhshëm i Milanit. Operacioni i kalimit
të Cristiano Ronaldo është i vështirë të kryhet, pasi Reali nuk synon të
lëshojë yllin, protagonist në triumfin e Kupës së Mbretit.

Bisedimet janë të hapura ndërkohë për holandezin e Bajernit të Mynihut.

Klubi bavarez, sipas “L’Equipe”, po mendon të lëshojë yllin e vetë. Në qendër të këtij vendimi janë raportet e këqija me shokët dhe nervozizmin, sidomos ndëshkimet që ka marrë gjatë ndeshjeve të fundit.

Top Channel