Reali “humbet” kupën

21/04/2011 11:05

Pas 18 vjetësh Kupa e Mbretit rikthehet në muzeun e Real Madrid, ose të paktën duhet të rikthehej.

Trofeu 15 kg, i dyti për nga rëndësia në futbollin spanjoll, i fituar nga futbollistët e Mourinhos, ka patur një fund të hidhur.

Gjatë festimeve të skuadrës mbi autobusin e hapur në rrugët e Cibeles, kupa e mbretit ka rënë nga duart Sergio Ramos duke përfunduar poshtë mjetit.

Autobusi ka vazhduar për disa sekonda rrugën dhe vetëm pas thirrjeve të futbollistëve ai është ndalur dhe duke bërë disa metra prapa, për të nxjerrë kupën nga fundi i saj.

Mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos ka pranuar se i ka rënë kupa nga duart, por ka qetësuar tifozët duke thënë se trofeu është në gjendje të mirë.

Gjithsesi edhe pse pa kupë festa e madrilenëve ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Top Channel