Neuer, një hap larg nga Bajerni

21/04/2011 14:50

Mungon vetëm firma, por duket e sigurt se Manuel Neuer do të jetë portieri i Bajernit të Mynihut.

I treguar prej kohësh si zëvendësi i Edwin van der Sar tek Manchester United, portieri gjerman, 25 vjeç, është gjithnjë e më afër bavarezëve për 23 milionë euro.

“Drejtimi është ky, bëhet fjalë për të kuptuar se sa i shpejt do të jetë negocimi”, deklaron Christian Nerlinger, drejtues i Bajernit.

“I njohim edhe qëllimet e Neuer prandaj jemi të qetë sepse lojtari është nga ana jonë”, shtoi ai.

Top Channel