Kubica: Do të rikthehem më i fortë

21/04/2011 17:30

Robert Kubica ka folur për herë të parë për mediat që nga aksidenti i rëndë që pësoi në Rally-n e Ligurias, dy muaj e gjysmë më parë, duke u shprehur se do të rikthehet edhe më i fortë se më parë.

“Po filloj të ndihem pak më mirë. Besoj se brenda 10 ditësh do të lë spitalin. Dua që kjo eksperiencë që kalova të më bëjë më të fortë”, deklaroi piloti polak i Renault për faqen zyrtare të skuderisë së Formula 1.

“Pasi të lë spitalin do të shkoj në Montekarlo për pushime dhe më pas në Itali për të filluar programin e rehabilitimit dhe të stërvitjes”, shtoi Kubica.

Përsa i përket dorës së djathtë të pilotit që rrezikoi edhe amputimin, Kubica sqaroi: “Nuk e lëviz dot siç dua, por kjo është normale sepse muskujt e dorës janë dobësuar. Gjithsesi, po përmirësohet ditë pas dite.”

 

Top Channel