Interi me mision për Modric

21/04/2011 13:25

Interi është me mision drejt shtëpisë së Tottenham. Zikaltrit, sipas “Daily Mirror”, kërkojnë Luka Modric, mesfushorin e Spurs.

Sipas tabloidit britanik, vëzhguesit e tregjeve të Moratti kanë zbuluar tek ylli kroat aftësinë e tij në rolin e ndërtuesit të lojës.

Interi është duke rikuperuar forcat dhe hapi i parë duket se do të jetë blerja e 25-vjeçarit.

Shoqëria zikaltër është e bindur se mund të gjejë një marrëveshje të shpejt me drejtuesit anglezë, sidomos nëse londinezët nuk do të hyjnë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.

Top Channel