
Socialistet kanë zbritur në qytetin e Shkodrës, të njohur si një bastion e djathtë ku kreu i PS-së Edi Rama vec varfërisë, papunësisë dhe korrupsionit e vuri theksin tek përmbytjet, sipas tij tregues i papërgjegjshmërisë së qeverisë aktuale kundrejt Shkodres dhe zonave përreth.
Sipas zotit Rama pushteti ka abuzuar me Shkodrën e shkodranët duke i konsideruar si një turmë, e cila pavarësisht gjithckaje, voton djathtas, por kjo sipas kryesocialistit do të ndryshojë në 8 maj.
“I tregojnë Shkodrës përralla dhe brockulla. Shkodra mbytet për shkak të mungesës së qeverisjes, vëmendjes politike për zhvillimin për shkak të braktisjes të patolerueshme që është rezultat i bindje se Shkodrën e kanë në xhep e bëjnë ca të duan”, tha zoti Rama.
Është koha, tha kryetari i Partisë Socialiste t’i japim liri ëndrrave dhe shpresave tona për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri, sipas tij, larg interesave personale të shtetarëve.
“Është dita për të respektuat idealet, parimet, vlerat që i sollën Shkodrës lirinë, Shqipërisë lirinë, cliruan vendin nga ferri diktaturës komuniste. Sot më shumë se njëherë, kundër diktaturës së kusarisë, varfërisë, papunësisë”, deklaroi kryetari socialist.
Kreu i Partisë Socialiste ftoi të gjithë shkodranët të mbështesin, Genc Urucin si alternativën e vetme për t’i dhënë qytetit një pamje të re larg asaj të harruar, sipas tij, nga qeverisja aktuale.
Top Channel