Neuer drejt Bayern Munchen

20/04/2011 12:10

Portieri i kombëtares gjermane, Manuel Neuer, do të largohet nga Schalke 04 në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do të transferohet tek Bayern Munchen.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë klubit të Schalke 04.

Pas shumë ditë spekullimesh, Neuer vendosi që nuk do të zgjasë kontratën e tij me Schalke 04, kontratë që përfundon në qershor të vitit 2012.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se Manuel Neuer do të transferohet tek Bayern Munchen pas përfundimit të këtij sezoni për një shifër prej 18-20 milionë eurosh.

As Bayern Munchen dhe as portieri Neuer nuk kanë konfirmuar ende këto zëra.

Top Channel