Kupa e Italisë, Milani, vetëm barazim me Palermon

20/04/2011 23:20

Milani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 me Palermon në San Siro në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Goli i shënuar nga Ibrahimovic që në minutën e katërt të takimit, u duk se Milani do të kishtë të lehtë përballë sicilianëve. Por 10 minuta më vonë, Pastore barazon në 1-1, rezultat ky që mbyll pjesën e parë.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Palermo trondit San Siron duke gjetur golin e avantazhit me anë të Hernandez.

Barazimi i skuadrës së Milanit mbërrin në minutën e 76 më anë të Emanuelson.

Pas këtij rezultati duket se gjithcka përsa i përket finales së Kupës së Italisë, do të zgjidhet në ndeshjen e ardhshme që do të luhet në Sicili. Të martën u luaj edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij trofeu, ku Interi fitoi 1-0 përballë Romës në Olimpiko.

Top Channel