F1, Hamilton: Në Kinë kemi bërë mrekullinë

20/04/2011 21:35

“McLaren ka bërë një mrekulli”. Leëis Hamilton shijon fitoren e tij në pistën e Shangait, me anë të së cilës McLaren-Mercedes MP4-26 është shndërruar në kundërshtaren e vetme të vërtetë të super-Red Bull.

Të dielën, në Çmimin e Madh të Kinës, Hamilton fitoi 47 pikë duke ndjekur pas kampionin e botës Sebastian Vettel.

“Fitorja në Kinë ka qenë fantastike pasi kemi shkëlqyer të gjithë në pistë. Është bukur kur fitorja arrihet me parakalime. Në fazën e fundit të garës kam kaluar Rosberg, Massa e Vettel për të fituar”, theksoi Hamilton.

Top Channel