Corinthians, operohet Adriano

20/04/2011 18:50

Adriano është operuar sot në San Paolo në tendinë nga stafi mjekësor i Corinthians.

Sipas të përditshmes mjekësore, operacioni ka dalë me sukses.

Joaquim Grava, mjeku i skuadrës, ka konfirmuar parashikimin prej 5 muajsh për kthimin në fushë të futbollistit.

Në fazën e rekuperimit, Adriano duhet të përdorë një karrige me rrota dhe më pas paterica.

Shqetësuese për skuadrën është gjendja psikologjike e futbollistit që është shfaqur shumë pesimist pas dëmtimit të ri.

Top Channel