Beckenbauer: Raul, sekreti i Schalke 04

20/04/2011 14:30

Franz Beckenbauer mendon se sekreti i sezonit të mirë që po zhvillon Schalke 04 është Raul Gonzalez, lojtari që erdhi në merkaton e verës nga Real Madrid, dhe kërkon sa më shumë lojtarë si ai në Bundesligën gjermane.

“Raul është i jashtëzakonshëm. Cdo klub ka nevojë për lojtarë si ai që ndihmojnë shokët e ekipit. Bundesliga ka nevojë për lojtarë të tillë. Sillni sa më shumë futbollistë model si ai në Gjermani!”, u shpreh Beckenbauer për revistën ‘Kicker’.

Gjithashtu, presidenti i nderit i Bayern Munchen, lavdëroi edhe portierin Manuel Neuer duke e cilësuar si “pjesë e rëndësishme e fitoreve të Schalke 04 në këtë sezon”.

Schalke 04 ndodhet në mesin e renditjes së Bundesligës gjermane, por ka arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve (ku do të ndeshet ndaj Manchester United) dhe do të luajë ndaj Duisburgut finalen e Kupës së Gjermanisë.

Top Channel