Balotelli i dhuron 1 mijë sterlina lypësit

20/04/2011 11:50

Pas zënkave në rrugë dhe sherrit në fushë me Rio Ferdinand, Mario Balotelli, sulmuesi i Manchester City, më në fund ka bërë një gjest për tu duartrokitur.

Sipas The Sun, sulmuesi italian i ka dhuruar 1 mijë sterlina një lypësi pas një nate fitimprurëse në kazino.

Mario Balotelli kishte fituar 25 mijë sterlina sipas tabloidit britanik dhe vendosi të dhuronte një pjesë të fitimit.

“Mario është vërtet shumë bujar. Edhe djemve që shpërndajnë gazetat në rrugë u jep nga 20 sterlina. Burri i pastrehë ndodhej pranë kazinos nga doli Balotelli dhe menjëherë sa e pa, Mario i dha 1 mijë sterlina. Për disa muaj mund të jetojë i qetë”, tha një dëshmitar.

Top Channel