Ancelotti: Plan për vitin e ardhshëm

20/04/2011 16:40

“Kam një plan për sezonin e ardhshëm, por nuk është momenti për ta treguar tani”.

Kështu është shprehur për një tabloid anglez Carlo Ancelotti, drejtuesi i Chelsea që duket se do të lërë Londrën.

“Nuk kam folur me lojtarët e mi dhe nuk jam i përfshirë në zgjatjen e kontratave të tyre. Por janë të gjithë profesionistë të mirë dhe e dinë shumë mirë se ndonjëherë në futboll drejtuesi mund të ndryshojë. Për momentin po punojnë me mua dhe ndoshta do të punojnë me mua në të ardhshmen dhe ndoshta jo”, theksoi trajneri italian.

Top Channel