Milan, historia nuk e shpall ende kampion

19/04/2011 20:05

Gjashtë pikë diferencë kur mbeten pesë javë deri në fund të këtij sezoni të Serisë A nuk i japin asnjë garanci për sukses Milanit, të paktën duke iu referuar historisë së mëparshme të kampionateve italiane.

”Corriere dello Sport” riktheu sot në mendjen e lexuesve disa prej përmbysjeve më të bujshme të historisë, duke nisur nga ato të sezoneve 1970-71 dhe 1975-76.

Në të parin, Interi i Herrerës nisi sezonin keq dhe mbeti shtatë pikë larg Napolit (dhjetë me pikët e sotme), por pas një serie prej 14 ndeshjesh pozitive, jo vetëm që kaluan napolitanët, por lanë pas në fund të kampionatit dhe Milanin që ndërkohë ishte ngjitur në vendin e parë.

Më vitin 1975-76, nëntë javë nga fundi, Juventusi kryesonte me pesë pikë ndaj Torinos (7 me pikët e sotme), por në mënyrë të pabesueshme, bardhezinjtë humbën tre ndeshje radhazi, përfshi takimin derbi, duke fituar titullin kampion.

Në përmbysjet e dekadave të fundit, më e bujshmja është ajo e Milanit të Zaccheroni-t në vitin 1998-99, kur kuqezinjtë fituan titullin në javën e fundit ndaj Peruxhias, pasi i kishin rikuperuar Lacios shtatë pikë në shtatë ndeshjet e fundit.

E njëjta përmbysje u realizua vitin pasardhës nga Lacio në dëmin e Juventusit, që humbi një avantazh prej nëntë pikësh në shtatë javë.

Një diferencë identike me atë që ka Milani me Napolin aktualisht kishte edhe Interi ndaj Juventusit në sezonin 2001-02, kur në fund ishin bardhezinjtë ata që u shpallën kampionë, pasi Interi humbi në javën e fundit ndeshjen vendimtare në fushën e Lacios me rezultatin 4-2.

Top Channel