Inter, Eto’o nuk grumbullohet ndaj Romës

19/04/2011 08:45

Samuel Eto’o, sulmuesi i Interit, nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme që ekipi zikaltër do të luajë ndaj Romës, të vlefshme për Kupën e Italisë, për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Kamerunasi nuk i është bashkuar skuadrës në nisjen për në Romë për shkak të një ndrydhjeje në kaviljen e majtë që ka pësuar në ndeshjen ndaj Parmës.

Do të jenë sërish në ekip Thiago Motta dhe Maicon, dy lojtarë që nuk ishin grumbulluar për ndeshjen e të shtunës nga trajneri Leonardo.

Top Channel