
Iker Casillas, kapiteni dhe portieri i Real Madridit, ka besim se ekipi i tij do të fitojë finalen e Kupës së Mbretit, të mërkurën ndaj Barcelonës.
“Kupa është një trofe shumë i rëndësishëm dhe Real Madrid ka 17 vjet që nuk e fiton këtë trofe. Ekipi ynë nuk mund të qëndrojë kaq gjatë pa fituar një titull si ky”, u shpreh Casillas në një intervistë për faqen zyrtare të klubit spanjoll.
“Personalisht nuk e kam fituar kurrë këtë trofe në 11 vitet e mia tek Real dhe dua që kësaj here t’ia arrij qëllimit”, shtoi portieri.
“Do të ndeshen dy ekipet më të mira të Spanjës dhe mund të ndodhë çdo gjë. Uroj të jetë një ndeshje shumë emocionuese për të dy tifozeritë e pranishme në Valencia”, përfundoi kapiteni i madrilenëve.
Top Channel