
Në prezantimin e Servet Duzhës për kryetar të bashkise së Cërrikut,
kryeministri Sali Berisha dha mesazhin se koalicioni qe ai drejton ne
kete fushate, Aleanca per Qytetarin, eshte alternativa qe punon per te
miren e cdo shqiptari, pavaresisht bindjeve te tij politike.
Investimet per ndertimin e mbi 8 mije kilometrave rruge, rritjen e pagave dhe pensioneve, nxitjen e bizneseve, anëtaresimin e vendit ne NATO dhe liberalizimin e vizave kryeministri Berisha i permndi si disa nga arritjet me kryesore te ketyre pese viteve te fundit.
“Dhe ne nuk do t’í ndajme kurre qytetaret ne ‘tanet’ dhe te ‘atyre’, ‘ne’ dhe ‘ata’. Per ne qytetaret jane nje dhe vetem nje”, tha Berisha.
Nga ana tjeter sipas kryeministri qendron alternativa e rruges se vetme, qe sic tha ai kundershtoi rritjen e rrogave dhe pensioneve, beri gjithcka per te penguar liberalizimin e vizave si dhe vazhdon te beje cdo perpjekje per te penguar integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.
“Alternativa e rruges se vetme eshte alternativa e se shkuares, alternative qe nuk ka te ardhme. Ftoj qyteraret e te gjitha bindjeve t’ia leme shokut Edi Rama ate rruge se duke ecur do te gjeje Ramizin ne ate rruge, pak me tutje do te gjeje Enverin, kurse ne jemi te betuar per te mos pranuar kurre te shkuaren per te ardhmen tone”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha ftoi shqiptaret te bashkohen dhe ne zgjedhjet e 8 majit te votebesojne Aleancen per Qytetarin.
“Ketu nga Cerriku u bej thirrje te gjithe shqiptareve te bashkohen me ne shtepine e qytetareve. Ne te ka vend per cdo qytetar. Ne te ka vend per cdo shqiptar”, tha Berisha.
Duke bere edhe nje here thirirje per nje fushate te qete, kryeministri Berisha u kerkoi edhe drejtuesve te partive politike te bazohen jo tek konflikti, por tek programi per qytetarin per ta shnderruar sic tha ai kete fushate ne fushate me europiane te zhvilluar ndonjehere ne vend.
Top Channel