Ancelotti drejt Real Madrid

19/04/2011 14:40

Carlo Ancelotti mund të jetë zëvendësuesi i Jose Mourinho në stolin e Real Madrid.

Sipas ‘Daily Mail’ marrëdhëniet e vështira të teknikut portugez me shtypin spanjoll, por edhe me drejtuesit madrilenë, mund të çojnë në një divorc të parakohshëm të tij me Los Blancos.

Për Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, Ancelotti do të ishte trajneri i duhur për të zëvendësuar Special One.

Trajneri i Chelsea, pas eliminimit nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, në fund të këtij sezoni me shumë mundësi do të largohet nga Londra.

Top Channel