Një vetvrasje e rrallë për nga mënyra u raportua nga Afrika e Jugut, kur një 40-vjeçar vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur midis krokodilëve.
Hetuesit e vendit afrikan zbuluan se David Lubisi vendosi të shndërrohej në një ushqim për krokodilët, duke u hedhur midis tyre në një lumë, pas një zënke me të dashurën e tij.
Sipas gazetës “Sowetan”, Lubisi ishte shpallur i vdekur prej një jave, kur një kalimtar kishte parë një krokodil me një gjymturë njeriu në gojë.
Pas rikuperuan ato që kishte mbetur nga trupi i të ndjerit, u bë verifikimi mbi bazën e analizave gjenetike dhe ato treguan identitetin e viktimës.
40-vjeçari nuk kishte asnjë arsye tjetër për të shkuar në zonën ku gjeti vdekjen, ndërsa asnjë shenjë dhune nuk u gjet, duke bërë që vdekja e tij të shpallet si një prej vetvrasjeve më të çuditshme në botë.
Top Channel