Ves i keq për vajzën e Demi Moore

18/04/2011 17:25

Një prej fëmijëve më të famshëm të Hollivudit, Tallujah Moore-Willis, zbuloi se ka fituar një ves aspak të mirë.

E bija 17-vjeçare e aktores Demi Moore dhe aktorit Bruce Willis u fotografua duke tymosur cigare njëra pas tjetrës ndërsa ishte e pranishme në festivalin e madh muzikor të “Coachella Valley” në Kaliforni.

Megjithatë, të njohur si dy prej njerëzve me karakterin më impulsiv dhe si dy prej aktorëve që kanë shkaktuar më shumë skandale në Hollivud, Willis dhe Moore do të kenë pak hapësirë për të qortuar vajzën e tyre minorene.

Top Channel