Pato, 2-3 javë larg fushave

18/04/2011 11:50

Pato, sulmuesi brazilian i Milanit, do të qëndrojë 2-3 javë larg fushave të futbollit për shkak të dëmtimit në kofshën e djathtë që pësoi të shtunën ndaj Sampdorias.

Lajmin e bëri të ditur A.C. Milan në një komunikatë për shtypin.

Klubi kuqezi shpjegon se futbollisti iu nënshtrua paraditen e sotme vizitave mjekësore dhe parashikohet që të kthehet të luajë sërish brenda 2-3 javëve.

21-vjeçari është golashënuesi më i mirë i kuqezinjve së bashku me Zlatan Ibrahimovic, me 14 gola.

Top Channel