Operacion plastik në moshën 7-vjeçare

18/04/2011 18:25

Një vajzë e vogël amerikane iu nënshtrua një operacioni plastik për të përmirësuar paraqitjen e saj, në një ngjarje që ka ngjallur shumë debate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një 7-vjeçare në Nju Jork, e cila u përball me talljet e shokëve të klasës për veshët e saj të mëdhenj pas regjistrimit në vitin e parë të një shkolle fillore, iu nënshtrua një operacioni plastik, i cili i reduktoi veshët e vajzës në përmasa normale.

Megjithatë, vala e kritikave ndaj prindërve të minorenes ka qenë e madhe në mediat amerikane. Sipas tyre, të lejosh vajzën që të kryejë një operacion plastik në një moshë kaq të mitur është një çmenduri.

Nga ana tjetër, prindërit mbrohen duke thënë se nëse nuk do të kryenin operacionin që i kërkoi vajza e tyre, ajo mund të vuante për të gjithë jetën pasojat e talljes së klasës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA