NBA, fiton Boston, bien Lakers e Spurs

18/04/2011 16:40

Një trepikësh dramatik i Ray Allen, 12 sekonda nga fundi, i dha fitores Boston Celtics përballë Nju Jorkut, në ndeshjen e parë të fazës plejof të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA.

Megjithatë, dy pretendentët e tjerë për titull, Los Angelos Lakers dhe San Antonio Spurs pësuan humbje befasuese ndaj Nju Orlins dhe Memphis.

Në ndeshjen e katër plejof të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Oklahoma Thunder mposhti me rezultatin 107-103 skuadrën e Denver Nuggerts.

Ndërsa Memphis siguroi fitoren e parë në 16 vjet ndaj Spurs-ave në plejof, Lakers u detyruan të gjunjëzoheshin përpara mbrëmjes perfekte të Chris Paul.

Udhëheqës i Nju Orlins me 33 pikë dhe 14 asista, ai bëri të dukej qesharake mbrojtjen e Lakers, ndërsa Gasol dhe Fisher nuk ishin në ditën e tyre.

I vetëm dhe pa ndonjë ndihmë të rëndësishme nga skuadra, 34 pikët e Kobe mjaftuan vetëm për të ngushtuar përmasat e humbjes në rezulatin 109-100.

Top Channel