Napoli, shuhet ëndrra për titull kampion

18/04/2011 08:10

Udinese shuan ëndrrat e Napolit për titull kampion.

Në San Paolo, ekipi i drejtuar nga Guidolin, pa Sanchez dhe Di Natale, fiton 1-2 me gola të shënuar nga Inler (’55) dhe Denis (’62).

Goli për napolitanët u shënua nga Mascara në minutat shtesë të takimit. Pak më parë, Edison Cavani nuk shndërroi dot në gol 11-metërshin e akorduar nga gjyqtari i takimit.

Me këtë humbje, Napoli e sheh veten 6 pikë larg Milanit të vendit të parë kur duhen edhe 5 javë nga përfundimi i Serisë A.

Top Channel