Moratti: Inter është në krizë

18/04/2011 12:40

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i jep lamtumirën titullit kampion.

“Është një moment krize si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo mendore. Nuk kemi qenë në lartësinë e duhur në ndeshjet më të rëndësishme. Leonardo po bën të pamundurën, por është vështirë që të frenohet ky moment kaq i vështirë”, deklaroi paraditen e sotme Moratti.

“Leonardo punoi shumë mirë deri në derbi, por pushimi i kombëtareve na bëri keq sepse lojtarët u kthyen shumë të lodhur nga ndeshjet përkatëse”, shtoi presidenti zikaltër.

Mbi zërat që qarkullojnë në Itali për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinho në stolin zikaltër, Moratti tha: “I kam lexuar në gazeta këto gjëra, por nuk është aspak e vërtetë.”

Top Channel