Korcë, PS: Rivali, fushatë si prefekt
18/04/2011 20:00
Partia Socialiste në Korcë ka deklaruar se kandidati i mazhorancës Andrea Mano po bën fushatë kur ende nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i prefektit.
Sipas degës së socialistëve lokalë në Korcë, kandidati i djathtë po përdor karriken e prefektit për t’i bërë presion institucioneve.
“Mbajtja e këtij posti kur ai garon për kreun e bashkisë përbën konflikt interesi. Mesa duket, kandidatit të djathtë i duhet ende karrikja e prefektit”, ka deklaruar Eva Naci, zëdhënëse e PS në Korcë.
Nga ana e tij, i kontaktuar nga Top Channel, kandidati Mano ka pranuar se nuk e ka dhënë dorëheqjen, por nuk ka dalë me asnjë reagim për këtë cështje.
Top Channel