Fier, çamët në protestë

18/04/2011 12:35

Qindra qytetare fierake, përfaqësues të komunitetit çam dhe trevave të
tjera, protestuan në një nga sheshet kryesor të qytetit, kundër
parrullave antishqiptare që janë shfaqur ditët e fundit në Himarë dhe
gjithë rivierën shqiptare.

Me flamuj kombëtarë dhe parrulla kundër provokimeve dhe përçarjes,
protestuesit kanë kërkuar që partitë politike të ulin flamujt e tyre dhe
të mbajnë lart flamujt kombëtar dhe çështjen e identitetit kombëtar.

Përfaqësues të shoqatave të ndryshme vunë theksin në harmoninë që duhet
të ketë të dy popujt dhe të mos lejojnë që qarqet nacionaliste greke të
fusin përçarje midis tyre.

Tubimi kundër parrullave që fyejnë kombin shqiptar dhe në veçanti
komunitetin çam, u zhvillua me iniciativën e Partisë Drejtësi Integrim
dhe Unitet dega Fier.

Top Channel