F1, Montezemolo: Ferrari duhet të reagojë shpejt

18/04/2011 14:50

Luca Cordero di Montezemolo, presidenti i Ferrarit, nuk është i kënaqur nga nisja e sezonit të makinës italiane në botërorin e Formula 1 dhe e shpreh hapur këtë gjë.

“Ky nuk mund dhe nuk duhet të jetë niveli i një skuderie si Ferrari. Është një moment shumë delikat. Pres që teknikët tanë të reagojnë menjëherë dhe të përmirësojnë makinën sa më shumë dhe në sa më pak kohë”, deklaroi Montezemolo.

“Dua që Ferrari të jetë aty ku ne dhe tifozët tanë duan që të jetë”, shtoi presidenti.

Ferrari ka grumbulluar 50 pikë në kampionatin për konstruktorë me pilotët Fernando Alonso dhe Felipe Massa në tre garat e para të sezonit, ndërkohë që Red Bull i vendit të parë ka gjithsej 105 pikë.

Top Channel