Paraplegjikët: Na plotësoni kushtet

17/04/2011 20:00

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar, Sinan Tafaj i kërkon qeverisë të marrë menjëherë masat për tiu përgjigjur kërkesave të shoqatës së para dhe tetraplegjikëve të cilët kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së tyre të urisë.

“Këshilli Kombëtar është i shqetësuar për grevën e gjendjen kolegëve tanë. I bëjmë thirrje qeverisë, Ministrisë së Punës të merren seriozisht me zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave të tyre, sidomos në ato pika ku nuk është zbatuar ligji”, tha Tafaj.

Tafaj i bën thirrje partive politike të mos shfrytëzojnë këtë moment për t’i keqpërdorur, jashtë interesave thelbësore të këtij komuniteti vulnerabël që ka marrë përsipër këtë sakrificë.

Ne jemi gati, tha ai të bashkëpunojmë me Ministrinë e Shanseve të Barabarta për të kontribuar në zgjidhjen  problemeve të ngritura.

Sipas tij dialogu dhe bashkëpunimi i hapur mbi baza ligjore i Komunitetit të Aftësisë së Kufizuar me institucionet publike  është  praktika më e mirë e njohur botërisht.

Ndërkohë gjatë paradites paraplegjikët dhe tetraplegjikët grevistë janë vizituar nga këshilltarët e presidentit Topi.

Top Channel