Shkodër, arrestohen dy grupe grabitësish

16/04/2011 16:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy grupe kriminale. Grupi i parë përbëhej nga 5 vetë të moshës nga 16 deri në 18 vjec.

Ata kishin tentuar t’i merrnin një biznesmeni 80 mijë euro përmes një gjobe, e cila nëse nuk paguhej atij i kërcënohej jeta.

Të pestë adoleshentët janë arrestuar në flagrancë në momentin që prisnin të merrnin pjesën e parave të pretenduar përmes gjobës.

Sipas policisë së Shkodrës, grupi i gjobëvënësve është mabajtur nën mbikëqyrje për disa kohë përmes përgjimit në terren nga agjentë specialë, si edhe përmes përgjimit të bisedeva telefonike.

Policia ka sekuestruar si provë 6 celulare, një motocikletë tip “Piaggio”, një pistoletë të tipit “Zastava”, si dhe një maskë.

Të pesë të arrestuarit janë dërguar në Tiranë, ku hetimet e mëtejshme po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “zhvatjes me anë të kanosjes ose dhunës, e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërsa grupi i dytë i arrestuar përbëhej nga dy të rinj të cilët ishin dënuar më parë nga gjykata e rrethit, pasi në shkurt të këtij viti i kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një sasi parash shtetasve Sh. Kuka dhe F. Kuka, banues në Koplik të rrethit Malësi e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA