FBI, policia federale amerikane, ka mbyllur tre web site-t më të mëdha të pokerit në Shtetet e Bashkuara, Pokerstars, Full Tilt Poker dhe Absolute Poker.
Gjithashtu, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për 11 drejtuesit më të lartë të këtyre faqeve, nën akuzën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Sipas Preet Bhaara, një nga prokurorët e Manhatanit, tre nga drejtuesit, mes të cilëve Chad Elie nga Las Vegas, janë arrestuar tashmë në Nevada dhe Utah.
Sipas prokurorit, tre faqet e internetit duhet të japin llogari për shkelje të ligjit të vitit 2006 që ndalon në Shtetet e Bashkuara “kumarin on line”.
Gjithashtu, drejtuesit e tyre duhet të përgjigjen për arkëtimin e paligjshëm të 3 miliardë dollarëve, 1 miliardë prej të cilëve u ka shkuar atyre si fitim.
Top Channel