Shangai, Vettel bën “monolog”

16/04/2011 09:35

Sebastian Vettel vazhdon të dominojë botën e Formulës 1, ndërsa fitoi me lehtësi vendin e parë në nisje në garën e Shangait.

Fitues në dy garat e para të sezonit, kampioni në fuqi dominoi dukshëm provat zyrtare dhe la pas me gjysmë sekondi ndjekësin më të afërt, Jenson Button.

McLaren Mercedes konfirmoi se është e vetmja skuadër që mund të rivalizojë deri në një farë pike me Ferrarin, duke u renditur në vendin e dytë dhe të tretë në nisje.

Ferrari vazhdon të jetë larg dy rivalëve për titull, me Alonson dhe Massa-n që do të nisen në radhën e tretë, një sekondë e gjysmë për xhiro nga Vettel.

Rosberg u rendit i katërti, duke regjistruar nisjen më të mirë të këtij sezoni për Mercedesin, por vazhdon të zhgënjejë ish-kampioni i botës Micheal Schumaker, i 14-ti.

Befasia më e madhe ishte dështimi i pilotit tjetër të Red Bull-it, Webber, i 18-ti, ndërsa një paraqitje të dobët bënë edhe makinat Renault.

Rezultatet e provave zyrtare në Shangai
1. Vettel     Red Bull    1’33”706
2. Button    McLaren    1’34”213
3. Hamilton    McLaren    1’34”463
4. Rosberg    Mercedes    1’34”670
5. Alonso    Ferrari    1’35”119
6. Massa    Ferrari    1’35”145
7. Alguersari    Toro Roso    1’36”158
8. Di Resta    Force India    1’36”190
9. Buemi    Toro Roso    1’36”203
10. Petrov    Renault    Pa kohë
11. Sutil    Force India    1’35”874
12. Perez    Sauber    1’36”053
13. Kobayashi    Sauber    1’36”236
14. Schumaker    Mercedes    1’36”457
15. Barrichello    Williams    1’36”465
16. Heidfeld    Renault    1’36”611
17. Maldonado    Williams    1’36”956
18. Webber    Red Bull    1’36”468
19. Kovalainen    Lotus    1’37”894
20. Trulli    Lotus    1’38”318
21. D’Ambrosio    Virgin    1’39”119
22. Glock    Virgin    1’40”107
23. Liuzzi    Hispania    1’40”212
24. Karthikeyan    Hispania    1’40”455

Top Channel