Roma kalon në duart e një pronari të ri

16/04/2011 13:25

Italo-amerikani Thomas Di Benedetto u shndërrua sot në pronarin e ri të Romës, pasi detajet e fundit të marrëveshjes që përflitej prej kohësh u finalizuan.

Familja Sensi do të humbë tërësisht kontrollin mbi klubin që kontrolloi për dy dekada, ndërsa pronarja aktuale, Rosella, nuk do të ketë më asnjë funksion në klubin e ri.

Me arritjen e marrëveshjes, 60% e aksioneve apo 67% e kapitalit kalojnë në duart e Di Benedetto-s, ndërsa banka “Unicredit” do të kontrollojë 40% e tjera, në pritje të gjetjes së një blerësi edhe për këtë paketë aksionesh.

Me konkretizimin e marrëveshjes së re Roma mund të fillojë të mendojë për përforcimet e sezonit të ardhshëm. Sipas shtypit italian, në projektin e tij, Benedetto synon të afrojë në skuadër trajnerin Carlo Ancelotti, ndërsa blerja e parë e madhe duhet të jetë ajo nga Palermo, e Javi Pastores.

Top Channel