Kukës, kandidati i LZHK: Më kërcënuan
16/04/2011 19:50
Shahir Sula, kandidat i LZHK-së në komunën Bushtricë të Kukësit, ka paditur një militant të Partisë së Legalitetit se e ka kërcënuar në rast se nuk tërheq kandidaturën.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar.
“Unë kërkoj me insistim të tërhiqesh, të mos dalësh më në fushatë, pasi do kesh probleme të mprehta. Familja është e shenjtë dhe është mirë të mos kesh probleme, më tha ai. Unë pastaj me qetësi u largova”, tregon Shahir Sula.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast, pas denoncimit të bërë nga kandidati i LZHK-së.
Top Channel