Interi përjashton Motta-Maicon

16/04/2011 13:00

Thiago Motta e Maicon nuk janë grumbulluar nga trajneri Leonardo për ndeshjen e sotme në kampionat përballë Parmës, si ndëshkim për mungesën e përkushtimit në stërvitje.

Asnjëri prej tyre nuk u stërvit si duhej gjatë të enjtes dhe të premtes, por zgjedhja e Leonardos duket e çuditshme duke patur parasysh që Maicon ka qenë gjatë të gjithë sezonit titullar, ndërsa Motta ka figuruar gjithmonë në formacion ose në stol.

Ndryshe sa kishte ndodhur në të shkuarën nën drejtimin e Mourinho-s me Balotelli-n, Leo nuk u fsheh pas problemeve fizike dhe nuk krijoi alibi për përjashtimin nga skuadra të dy brazilianëve.

Me Interin që po përjeton një moment të vështirë pas eliminimit nga Champiosn League, duket se Leonardo për herë të parë ka dashur t’i japë një sinjal të fortë skuadrës.

Top Channel