Nënkryetarja e Bordit të Monitorimit pranë KQZ-së, Iris Luarasi e ka cilësuar si të paligjshëm vendimin e marrë për ndalimin e transmetimit ne media të spotit të Partisë Socialiste.
“Mbrëmë ishte një mbledhje e gjatë e KQZ për disa diskutime që ishin ‘shumë zhurmë për asgjë’ kur u pa se e gjitha ishte për çështjen e logos. Propozimi ishte nga katër anëtarë, sepse ishte e qartë se logoja ishte në spot, edhe pse në kohë të shkurtër. Kjo nuk është e bazuar në ligj sepse nuk parashikohen përmasat dhe koha që duhet të dalë logoja e një subjekti”, tha Luarasi.
Duke folur për gjobat e propozuara ndaj katër mediave, mes së cilave edhe TCH, Luarasi e ka cilësuar këtë propozim si “nonsense”.
“Edhe kjo ishte nonsens tjetër se në raportin e nënshkruan nga katër anëtarë thuhej se bordi propozonte gjobë për katër televizione. Në të thuhej se ishte dërguar një vendim për mediat. Bordi nuk është vendimarrës, është propozues dhe vetëm këshillimor. Ne nuk mund të marrim vendime dhe vetëm duhet t’i propozojmë KQZ-së. Si mund të gjobitet një media kur nuk kishte një urdhër për ndërprerjen e këtij spoti”, theksoi Luarasi.
Top Channel