Një prostitute e quajtur Jasmine Trinca renditet midis kandidateve për të fituar “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës, nëpërmjet filmit të Bertrand Bonello-s, “L’Apollonide”.
”Personazhi im prostituohet për dëshirën për të pasur më shumë para dhe jo sepse ka me të vërtetë nevojë”, tregon aktorja.
”Filmi zhvillohet në fillimin e viteve 1900 në Paris, midis një ambienti të mbushur me vajza me shumë ambicie. Është një film me një strukturë abstrakte, ku ka edhe disa skena erotike, por asgjë banale.
Ishte sfiduese për mua të futesha në personazhin e një femre që prostitucionin e sheh si ambicie karriere dhe jo një nevojë për mbijetesë”.
Filmi, i pesti me metrazh të gjatë të regjizorit Bonello, përfshin në kastin e tij dhe disa emra të tjerë të mëdhenj të kinematografisë europiane, si Adele Haenel, Hafsia Herzi, Noemie Lvovsky e Celine Sallete.
Top Channel