Mourinho, trajneri i ardhshëm i M. United

15/04/2011 08:45

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka si objektiv zëvendësimin e Sir Alex Ferguson kur ky i fundit të lërë pankinën e Manchester United.

Sipas The Sun, tekniku portugez është i bindur se do të jetë në krye të Djajve të Kuq në fund të sezonit të ardhshëm.

Por, nëse Ferguson fiton Tripletën këtë vit me Manchester, mund të vendosë të shtyjë datën e largimit të tij.

“Di që Mourinho kërkon të kthehet në Angli, por unë nuk mund të them datën e daljes sime në pension. Do të jetë shëndeti ai që do të vendosë për këtë”, ka thënë kohët e fundit trajneri 69-vjeçar.

Edhe drejtuesit e United e pëlqejnë shumë idenë e drejtimit të skuadrës nga Mourinho, i cili ka fituar Ligën e Kampioneve me Porton dhe Interin.

Top Channel