Iran, qentë të jashtëligjshëm!

15/04/2011 04:00

Megjithëse Sharia i cilëson si “kafshë të pista” e për iranianët të thuash qen është më shumë se një fyerje, sërish kafsha më besnike e njeriut ka arritur të depërtojë edhe në zemrat e iranianëve.

Shumë iranianë, vecanërisht në Teheran mbajnë në apartamentet e tyre nga një qen, ose këlysh.

Por një grup  ligjvënësish iranianë propozuan miratimin e një ligji që do të shpallë qentë si të paligjshëm.

Nëse ligji do të miratohet, atëherë pritet ndërmarrja e një operacioni për “pastrimin” e Iranit prej qenve, jo vetëm në rrugë, por edhe në apartamentet e personave që zotërojnë një qen.

Në projektligj parashikohet edhe gjobitja me 100 deri në 500 dollarë për të gjithë ata që mbajnë qen në shtëpi.

Top Channel