F1, Vettel, gjithmonë i pari

15/04/2011 10:50

Sebastian Vettel ka regjistruar kohën më të mirë edhe në provat e lira të Cmimit të Madh të Kinës, të zhvilluar në pistën e Shangait.

Kampioni gjerman, fitues i dy garava të para të sezonit të Formulës 1, ka regjistruar kohën 1.37.688 duke lënë pas makinat McLaren të drejtuara nga Lewis Hamilton dhe Jenson Button.

Menjëherë pas tyre janë renditur pilotët e Mercedes, Nico Rosberg dhe Michael Schumacher, në vend të katërt dhe të pestë respektivisht.

Ferrari është renditur në vend të 6 me pilotin brazilian Felipe Massa dhe në vend të 14 me spanjollin Fernando Alonso.

Top Channel