Cristiano: Gati për sfidat me Barcelonën

15/04/2011 13:10

Cristiano Ronaldo është gati për tu ndeshur katër herë ndaj Barcelonës në vetëm 2 javë.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, portugezi i Real Madrid thekson se nuk është i shqetësuar në prag të këtyre dueleve: “Nuk jam i shqetësuar, por shumë i emocionuar. Është momenti ku mund të fitojmë gjithçka ose asgjë.”

“Nuk mund të mendoj që Real Madrid të qëndrojë 2 ose 3 vite pa fituar asnjë titull. Po flasim për klubin më të madh në botë. Vitin e kaluar nuk fituam, por këtë vit pres që të fitojmë diçka”, u shpreh sulmuesi portugez.

Top Channel